Prokuroria e Tiranë ka regjistruar procedimin penal për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për akuzën e thirrjes publike për veprime të dhunshme.

Basha u kallëzua dy ditë më para nga policia pas thirrjes se bërë nga çadra në bulevard ku prej 10 ditësh opozita po proteston.

Sipas policisë thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, parashikohen  nga kodi penal dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Prokuroria do të verifikojë pretendimet e policisë për të parë nëse thirrjet e Bashës përbëjnë vepër penale./Tv Klan