Prokuroria e Përgjithshme ka shpejguar arsyet se përse dy kryetart e bashkive, ai i Tepelenës dhe i Poliçanit duhet të japin dorëheqjen pasi preken nga dekriminalizimi.

Sektori i “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme ka konstatuar se Tërmet Peçi i duhet ndërprerë mandati i kryetarit të Bashkisë, pasi rezulton se ka dorëzuar një formular vetëdeklarimi të dorëzuar në datë 21.04.2016, të plotësuar në datë 10.04.2016, pra, brenda afatit ligjor të përcaktuar në vendimin nr. 17/2016, të Kuvendit të Shqipërisë. Më pas në datë 10.06.2016 subjekti ka dorëzuar dhe një formular vetëdeklarimi dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar ta administrojë, në shkelje të afateve ligjore.

Sektori i Verifikimit të Integritetit ka verifikuar vetëm të dhënat e formularit të datës 10.04.2016, pasi sipas ligjit, ky formular është i vetmi formular që është plotësuar duke respektuar afatet ligjore. Çdo formular tjetër apo materiale të tjera, nuk mund t’i nënshtrohen verifikimit pasi bien në kundërshtim të hapur me ligjin.

Në formularin e parë të përcjellë për verifikim nga ana e Sektorit është konstatuar se nuk është pasqyruar asnjë e dhënë në lidhje me vendime penale përfundimtare apo jo, masa sigurimi, dëbime, apo hetime brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Tërmet Peçi është dënuar me vendim të formës së prerë për falsifikim dokumentesh me 150 000 lekë gjobë.

Por ai e ka deklaruar këtë vendim gjyqësor të formës së prerë, edhe pse ka pasur detyrimin ligjor për ta pasqyruar në pyetjen 1 të formularit të vetëdeklarimit. Ai i është përgjigjur me “Jo”, pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj.

Adriatik Zotkaj thotë prokuroria i duhet ndërprerë mandati i kryetarit të Bashkisë, pasi rezulton se plotësuar dy herë formularin e vetëdeklarimit.

Në formularin e parë të përcjellë për verifikim, nga ana e Sektorit është konstatuar se subjekti ka deklaruar, një vendim penal të formës së prerë të Gjykatës së Rrethit Korçë, për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” ku është dënuar me 3 vjet burg, një vendim të Gjykatës së Rrethit Skrapar për “Kundërshtimin e punonjësve të policisë së rendit publik”, dënuar me 10 muaj burg, dhe një vendim të Gjykatës së Rrethit Tiranë i dënuar me 1 vit burgim.

Gjithashtu ka deklaruar nën pyetjen 4 të formularit se ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe ndaj tij ka pasur dy masa sigurie “arrest në burg” nga Prokuroria e Rrethit Korçë, dhe ajo e Rrethit Skrapar, për veprat penale për të cilat është dënuar më pas me vendime të formës së prerë.

Nga verifikimet Adriatik Zotkaj  rezulton se nuk ka deklaruar vendimin gjyqësor të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Skrapar nr. 20, datë 29.07.1985, edhe pse ka pasur detyrimin ligjor për ta pasqyruar në pyetjen 1 të formularit të vetëdeklarimit, njëjtë siç ka deklaruar dhe vendimet e tjera penale dhënë nga Gjykatat e Shkallës së Parë Skrapar, Korçë dhe Tiranë.