Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për ish – Ministrin e Arsimit, Myqerm Tafaj.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas Prokurorisë, në kundërshtim me ligjin ka lejuar çertifikimin e disa degëve në ish – universitetin privat “Vitrina”.

Dëmi i shkaktuar studentëve, më këtë vendim, përllogaritet rreth 1 milionë euro. Të dhënat kanë treguar se më shumë se 1 800 studentë kanë marrë diploma, të cilat nuk janë të vlefshme.

Prokuroria argumetoi se është provuar që Këshilli i Akreditimit pranë Ministrisë së Arsimit ka kundërshtuar kërkesën e ish – universitetit “Vitrina” për të hapur fakultete të reja.

Sipas këtij këshilli, ky universitet nuk plotësonte asnjë nga kriteret për hapjen e këtyre fakulteteve.

Ky kundërshtim i është dërguar edhe ish-ministrit Tafaj, por sipas prokurorisë, ai nuk ka marrë parasysh raportin e përgatitur nga Këshilli i Akreditimit dhe ka firmosur hapjen e degëve të reja.

Në seancë e ardhshme avokatët pritet të lexojnë mbrojtjen dhe Gjykata e Lartë të marrë vendimin.

Tv Klan