Baftjar Zeqaj.jpg 1

Prokuroria e Fierit kërkon dënimin me 2 vjet e 6 muaj burg për Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Baftjar Zeqo. Ai akuzohet për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, në lidhje me dhënien e banesave sociale në mënyrë abuzive.

Bashkë me drejtuesin e Bashkisë, akuza ka kërkuan dënimin me burg dhe për 7 punonjë të tjerë, ku 6 prej tyre ishin anëtarë të Komisionit të Strehimit.

Prokuroia ka kërkuar dënimin me 4 vite burg për Drejtoreshën Juridike të Bashkisë, Mimoza Kollçinaku, pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumentat, duke paracaktuar personat që do përfitonin banesa sociale.

Avokati Ardian Visha që mbron kryebashkiakun fierak tha se pretendimet e prokurorise nuk qëndrojnë.

Vendimi i Gjykatës do të jepet pasi të dëgjohen edhe pretendimet e palës mbrojtëse.

Tv Klan