Prokuroria e Durrësit kërkon arrestimin e Alket Hatiajt, i cili të martën u lirua nga Gjykata e Shkallës së Parë e këtij qyteti. Në shkresën e firmosur nga prokurori Agron Gjana, thuhet se lirimi i 44-vjeçarit nuk është i drejtë pasi është shkelur ligji i ekstradimeve.

Për këtë arsye ai kërkon arrestimin e përkohshëm te Hatiajt deri në mbërritje të dokumentacionit nga pala italiane. Alket Hatija i dënuar në 2015 me 20 vite burg nga Gjykata e Milanos për trafik droge, u lirua nga Gjykata e Durrësit me argumentimin se e ka vuajtur njëherë këtë dënim në vendin tone. Në vendimin e lirimit, gjykatësi ka argumetuar se në këtë rast të arrestuarit i janë shkelur të drejtat dhe për këtë arsye caktoi detyrim paraqitje për Hatiajn.

44-vjecari nga Berati u arrestua në Shqipëri në vitin 2008 per akuzat e trafikut të lëndëve narkotike ne Itali. Ai u dënua me 16 vite burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar vuajti 10 vite e 8 muaj  burg. Pas uljeve të përfituara nga gjykatat e shkallëve të tjera dhe përfitimit nga amnisti të ndryshme, Hatija u lirua nga qelia në vitin 2014. TV KLAN