Kur kanë kaluar katër ditë nga ndalimi i izraelitit Yoram Frig me një pajisje të dyshuar përgjuese, Prokuroria kërkon masë shtesë për ta bllokuar atë në vendin tonë. Prokurori i çështjes Ndini Tavani, këtë të martë i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një kërkesë, ku kërkon bllokimin e pasaportës së 51 – vjeçarit.

Prokuroia sqaron se të paktën deri në përfundimin e ekspertimin të pajisjes, Frig nuk duhet të lejohet të lëvizë nga vendi ynë.

Nga ana tjetër heteusit kanë arritur të gjejnë një ekpspert, i cili do të përcaktojë nëse pajisja

“Omni Spectral Correlator 5000”,

 është e aftë të përgjojë. Vendimi i ekpertimit ka përfunduar nga ana e Prokurorisë dhe pajisja i është dorëzuar ekspertit.

Ende nuk dihet sa kohë do t’i duhet specialistit për të përgatitur konkluzionet, por besohet se për disa ditë në zyrën e prokurorit do të dorëzohet një raport.

Nga deklarimet e Yoram Frig kjo pajisje nuk mund të kryejë përgjime, por vetëm të detektojë nëse në një ambient ka përgjues. Edhe të dhënat e kompanisë e cila e ka prodhuar thonë të njëjtën gjë.

Tv Klan