balerina dream cityBurgim të përjetshëm, kjo ka qenë kërkesa e Prokurorisë së Tiranës për Artur Kuliçin, i cili akuzohet për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” me pasojë vdekjen e  Sonila  Tafës, ngjarje e ndodhur në 5 prill të 2013, në një lokal nate, në periferi të Tiranës.

Gjatë gjykimit ka rezultuar se i pandehuri, i cili është hetuar me masë sigurie “arrest në burg” në mungesë”, pas një konflikti në ambjentet e lokalit fizik me disa shtetas të tjerë, në shenjë hakmarrje, ka pritur sapo personat kundërshtarë kanë dalë nga lokali dhe u ka qelluar me armë zjarri në oborrin e ambjentit.

Nga të shtënat ka mbetur e vdekur shtetasja Sonila Tafa, si edhe u plagos një tjetër vajzë me inicialet R.K, të cilat nuk ishin objektiv i sulmit me armë nga i pandehuri. Kështu thuhet edhe në konkluzionet e Prokurorisë.

Vetëm pak minuta pas ngjarjes, autori i dyshuar Artur Kuliçi, është larguar me një automjet, i cili më pas është gjetur në shtëpinë e një mikut të tij. Ai vijon të jetë ende në kërkim edhe pse gjykimi i tij thuajse është drejt fundit.

Tv Klan