Për akuzën e shpërdorimit të detyrës Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare. 5 nga 6 punonjësit e policisë private që shoqëronin 3,2 milion eurot e grabitura në 9 shkurt në rrugën e Rinasit. Vetëm për drejtuesin teknik të policisë private Fatmir Gapi u kërkua dënimi me 2 vite burg. Sipas Prokurorisë këta perosna kanë neglizhuar në kryerjen e detyrës duke i dhënë mundësi grabitësve të merrnin paratë.

Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon hetimet pasi për këtë ngjarje janë arrestuar 8 persona dhe vazhdon të jetë në kërkim kreu i bandës Admir Murataj. Grabitja u zbardh nga dëshmitë e dy të penduarve të bandës Admir Çerpja dhe Ditjon Memlika. Sipas tyre pjesë e grupit ishin dhe Neim Avdylaj, Fation Xhyliu, Dash Kupa, Ernest Kupa, Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinanaj.

Këta persona sipas Prokurorisë janë autorë të dy grabitjeve në Rinas ku u morën 7 milion euro. Deri më tani nga kjo shumë janë gjetur rreth 500 mijë euro. 

TvKlan