Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimet për Kryetarin e Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj për akuzën e trafikimit të femrave jashtë vendit, me qëllim prostitucionin.

Verifikimi nisi pas një deklarimit të të arrestuarit për prostitucion Leonard Muçaj.

Ky i fundit deklaroi këtë të mërkurë në sallën e gjyqit se prokuroria duhet të hetojë Adriatik Zotkajn si person që ka trafikuar drejt Greqisë 8 femra. Vetë Muçaj përballet në gjykatë me akuzën e trafikut të femrave, pas një denoncimi të bërë për të në vitin 2015

Menjëherë pas kësaj deklarate, Prokuroria ka nisur verifikimet për të parë nëse mund të gjenden prova të tjera që implikojnë Zotkajn. Lidhur me këtë çështje, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë e thirrjes se Zotkajn në Prokurori për t’u pyetur.

Verifikimet për akuzën e trafikut të femrave me qëllim prostitucionin vjen pas kërkesës së Prokurorisë për ndërprejen e mandatit si i zgjedhur lokal. Sipas prokurorisë, ai ka fshehur një vendim gjykate në vitin 1985, e cila e ka dënuar me 200 lekë gjobë për akuzën e kundërshtimit të punonjësit të policisë.

Tv Klan