Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike gjatë kohës që selia blu ishte ngujuar në çadër para Kryeministrisë.

Burime për TV Klan bëjnë me dije se do të verifikohet mënyra dhe burimet e financimit prej 1 milionë Dollarë të përdorura nga selia blu për të siguruar mbështetjen nga Uashingtoni. Këto të ardhura të cilat i janë paguar një kompanie offshore, dyshohet se janë paguar në mënyrë informale.

Sipas hetuesve, do të verifikohen paratë që janë përdorur për të financuar lobimin pranë Senatit Amerikan, për zgjedhjet e kaluara parlametare.

Burime pranë Prokurorisë bëjnë me dije se do të kërkohen informacione nga Partia Demokratike se ku janë marr 675 mijë dollarët që janë përdorur për lobimin.

Pasi dyshohet se përmes këtyre pagesave të majme, kompania offshore ka kërkuar dhe planifikuar takime të kreut të demokratëve Lulzim Basha me zyrtarë të stafit të presidentit amerikan dhe anëtarë të Kongresit.

Në këtë lobim është përfshirë edhe një interviste në mars të këtij viti të kreut te demokratëve Lulzim Basha për portalin “Breitbart  News”.

Tv Klan