gjykata_x_krimet

2 milion euro ka sekuestruar Prokuroria për Krimet e Rënda pas dyshimeve se disa shtetas italianë kishin krijuar një skemë pastrimi parash në vendin tonë.

Shoqëria  “ALENFRA”, e themeluar në korrik të 2014 në Kavajë, me adminstratore Simonetta Coniglio, merrej me import-eksportim e gurëve të çmuar nga Tanzani në drejtim të Shqipërisë dhe më pas në vendet e Europës.

Duke përdorur këtë biznes si mburojë sqaron Prokuroria, nga vendi i largët afrikan drejt një banke shqiptare, kanë qarkulluar shuma që kapin vlerën e 2 milion eurove.

Por lëvizjet e shpeshta në këto llogari, derdhja e parave dhe më pas tëheqja e tyre në një kohë të shkurtër, bëri që Prokuroria të krijojë dyshime të arsyeshme se kompania italine, po pastronte para.

Fillmisht për këtë llogari u vendos sekuestro preventive nga Gjykata e Kavajës, vendim i cili u konfirmua nga Gjykata e Apelit Durrës. Por Prokuroria e Kavajës brenda nëntorit duhet të vërtetonte se, Simonetta Coniglio, në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Sergio Pisaneschi dhe Paolo Tadeo, po zhvillonin aktivitetin e pastrimit të parave në Shqipëri.

Nga shkëmbimi i informacionit me palën italiane rezultoi se të tre këta shtetas kishin precedentë penalë në vendin e tyre për “mashtrim” dhe “procedura mashtruese falimenti”. Por nga Italia ende nuk mbërritur informacioni mbi aktivitetin financiar të tyre.

Në kushte të tilla dhe në situatën kur afati i sekuestros vendosur nga Gjykata e Kavajës po përfundonte dhe llogaritë mund të zhbllokoheshin, situatën e merr në dorë Prokuroria për Krimet e Rënda.

Duke u mbështetur nga ligji “Antimafia” Krimet e Rënda kërkuan nga gjykata sekuestrimin e këtyre llogarive. Në ndryshim nga hetimet e Prokurorive të rretheve, kur për veprimtarinë e pastrimit të parave, i takon organit procedues të vërtetojë burimin e paligjshëm të parave, në bazë të ligjit ‘Antimafia” barrën për të justifikuar pasurinë e tyre e e kanë personat e dyshuar për “pastrim parash”.

Tv Klan