Kur kanë mbetur më pak se dy muaj nga zgjedhjet e 18 qershorit Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërprerjen e mandatit te deputetit Vladimir Kosta.

Sipas organit qendror të akuzës ligjvënësi socialist nuk ka deklaruar një dënim për armëmbajtje pa leje të vitit 2000. Gjykata e Tiranës për këtë akuze e dënuar me 10 mijë lekë të reja gjobë Vladimir Kostën.

Nga hetimi i bërë deputeti nuk e ka deklaruar këtë dënim në formularin e dekriminalizimit dhe për prokurorinë ai preket nga ligj. Sipas vendimit të gjykatës të datës 19 prill i vitit 2000 është provuar që Vladimir Kosta ka qëlluar në ajër pas një konflikti me Edmond Topin. Ky i fundit sipas Prokurorisë i kishte bllokuar rrugën dhe është grindur me Kostën. Pavarësisht se vepra penale konsiderohet e rëndë dhe paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore, togat e zeza kane vendosur të dënojnë vetëm me gjobë, pasi i pandehuri është penduar për krimin e kryer.

Pritet që kjo kërkesë e Prokurorisë të shqyrtohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjet e ditëve në vijim.

Prokuroria e Përgjithshme ka nën hetim edhe disa deputete të tjerë dhe kryebashkiake, të cilët dyshohet se kanë deklaruar dënime të ndryshme marrë nga gjykatat shqiptare apo të huaja.

Tv Klan