Detaje të reja janë publikuar sa i përket pistës së improvizuar për uljen e avionit në Ishëm. Televizioni Klan ka zbuluar dëshminë e pronarëve të tokës ku tentoi të ulej avioni i italianit Guido Gidi, por pa sukses.

pista

Tokën ia dhamë me qira një personi pasi nuk e shfrytëzonim për shkak të terrenit. Toka u sheshua para 2 javësh dhe na u tha se do përdorej për. Personi që e mori tokën me qira nuk është banor i zonës

”, kanë thënë pronarët e tokës.

pista-ishem

Kjo pistë (

lart në foto

) afro 1.5 kilometër e gjatë u zbulua pranë vendit ku ra avioni i italianit Guido Andrea Guidi, përgjatë grykëderdhjes së lumit Ishëm. Prokuroria thotë se ajo është ndërtuar 10 ditë më parë.

Burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që kanë marrë në dorë hetimin, thonë se dyshohet që ajo të jetë ndërtuar nga trafikantët e kanabisit dhe do të përdorej për transportin e lëndës narkotike drejt Italisë. Sipas tyre, fakti që është ndërtuar këto ditë lidhet me kohën e korrjes se kanabisit./tvklan.al