SHOQATA_PRONATPronarët kanë reaguar ndaj vendimi të qeverisë  per t’i hequr Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave 18 mijë hektarë tokë të parashikuar për kompensimin fizik të tyre.

Me një vendim të një dite më parë, qeveria ia kaloi këtë siperfaqe Ministrisë së Bujqësisë. Për shoqatën “Pronësi me Drejtësi” ky vendim shuan shpresat për kompensimin e pronarëve.

Pronarët thonë se do t’i drejtohen gjykatës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Sipas tyre, qeveria po tregon se jo vetëm që nuk do t’i mbajë premtimet e bëra, por po i cënon edhe me shumë pronarët.

Heqja e kompensimit fizik sipas përfaqësuesve të pronarëve e kthen në të pavlefshme ekzistencën e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pasi sipas tyre kjo agjenci do merret vetëm me shpërndarjen e një fondi prej 300 milionë lekësh, për një numër të vogël përfituesish.