Patrulla e policisë së Fierit ka parandaluar dhunën që pronari i një lokali po ushtronte ndaj punonjëses së tij, duke e vënë atë në pranga, por jo përpara se ky i fundit të godiste edhe efektivët.

Ervin Murati, 28 vjeç, banues në lagjen “11 Janari” të Fierit është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë duke rrahur në rrugë 35 – vjeçaren me iniciale N.Sh.

Kjo e fundit ishte e punësuar në lokalin e Muratit, në rrugën “Ramiz Aranitasi”.

“Gjatë ndërhyrjes nga punonjësit e policisë për të parandaluar dhunën ndaj punonjëses së tij, 28 – vjeçari i ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke i goditur ata”,

sqaron policia. 

/tvklan.al