Një 42-vjeçar u vra pak para mesnatës në një lokal në fshatin Goricaj në Lushnje. Jetmir Stambolliu i cili kishte ndërruar emrin në Admir Llupo, u qëllua për vdekje me çifte nga pronari i lokalit, Petrit Toromeni 42 vjeç.

Shkak për ngjarjen sipas policisë dyshohet se është bërë fakti se viktima ka ngacmuar gruan e autorit. Kjo ka shërbyer si pikë nisje e konflikti mes tyre ndërsa viktima dyshohet se ka qenë i dehur në momentet e konfliktit. Të dy personat janë banorë të të njëjtit fshat.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia u nis drejt vendit të ngjarjes, ku edhe arrestoi autorin dhe sekuestroi armën e krimit. Gjatë pyetjes nga hetuesit Toromeni pranoi autorësinë e krimit, duke pohuar se ishte detyruar të bënte një veprim të tillë. Policia mori deklarimet edhe të disa dëshmitarëve të tjerë në vendin e ngjarjes. Viktima kishte pak muaj që ishte liruar nga burgu ku kishte vuajtur një dënim me 15 vite heqje lirie për shfyrtëzim prostitucioni.

Tv Klan