Pogradec-Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit. Mentor Biba, banues në fshatin Buzaishte, ka dhunuar vëllain e tij, pas një konflikti për motive pronësie.

33-vjeçari, është treguar i pashpirt me të vëllain, 46-vjeçarin L.Biba. Ai e ka goditur me sende të forta në kokë.

L.Biba, pas ndihmës mjekësore të marrë në Spitalin e Pogradecit, u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar./tvklan.al