Policia e Kosovës ka thënë për Radio Europa e Lirë se 13 persona janë arrestuar gjatë një proteste në fshatin Mushtisht të Suharekës. Bashkë me shumë persona të tjerë, ata kishin dalë në një tubim, për të kundërshtuar ardhjen e serbëve në kishën e këtij fshati.

Mësohet se protestuesit janë përleshur me policinë e Kosovës, pasi këta të fundit i larguan qytetarët nga rruga. Policia ka përdorur forcën dhe gazin lotësjellës, për të liruar rrugën.

Kjo ka bërë edhe që të ketë përplasje mes policëve dhe protestuesve.

Ndërkohë, mediat raportojnë se autobusët që transportonin serbët janë kthyer mbrapsht dhe nuk kanë hyrë në Suharekë.

Tv Klan