Nën masa të rrepta sigurie u shoqëruan në gjykatën e  Shkodrës të ndaluarit e operacionit “Balerina”.

I pari që doli para trupit gjykues ishte Rinard Federik Tota që dyshohet si organizator i rrjetit të prostitucionit.

Më pas u paraqitën në gjykatë edhe 5 femrat që akuzohen për ushtrim prostitucioni.

Rinard Tota nuk ka pranuar të flasë para trupit gjykues dhe  avokati i  tij  ka kërkuar caktimin e një masë më të lehte sigurie se ajo e arrestit me burg, por gjykata e la atë në qeli.

Mësohet se pesë vajzat e ndaluara kanë mohuar akuzat ndaj tyre.

E njëjta masë sigurie është dhënë edhe për Kastriot Musen nga fshati Barbullush i Shkodrës pasi ka prova të mjaftueshme që e implikojnë në këtë grup kriminal.  

Gjyqi zgjati rreth 5 orë dhe u drejtua nga gjykatësja Izabela Radovani. 

Hetimi per grupin kishte nisur prej  muajsh . Rinard Tota shfrytëzonte lokalin e tij “TATA” në Shkodër për ushtrim prostitucioni.

Tv Klan