Demokratet kanë nisur numërimin mbrapsht drejt për datën 27 Janar kur kanë lajmëruar një protestë të madhe antiqeveritare. Në vazhdën e takimeve që kryedemokrati po zhvillon për t’i bindur shqiptaret që t’i bashkohen të shtunën e ardhshme në bulevardin Dëshmoret e Kombit, ai është takuar me tregtarë të mishit në Pogradec që i kanë treguar sesi vendimi i qeverise për mbylljen dhe përqendrimin e thertoreve në pak pika ka rritur çmimin e mishit.

Basha: Çfarë vështirësish keni?

Shitësi: Nuk hapin thertoren.

Basha: Po fuqia blerëse si është?

Shitësi: Fuqia blerëse ka rënë.

Basha: Po ku shkoni t’i bëni therjet? Në Korçë? Besoj se kjo ua rrit kostot?

Shitësi: Patjetër. Për një krerë me shumë të shkon kostoja 40 mijë leke me shumë.”

 

Të rinjve të qytetit që Basha tha se kishin ngelur pashprese këto 4 vite i ftoi t’i bashkoheshin opozitës në 27 janar.

“Basha: T’ju ftoj te shtunën e ardhshme në proteste, do të vini?

Banori: Patjetër. Do të vimë.

Basha: Pse do të vini?

Banori: Për papunësinë, për sorollatjet që na bëjnë. Për një jetë më të mirë.

Basha: Mirë se të vini. Kundër padrejtësisë dhe kundër varfërisë e kemi protestën dhe kundër aleancës së qeverisë me krimin. Se ajo është nëna e të gjithë të këqijave.”

Takimi në Pogradec ka përkuar me 27-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike dhe në këtë takim kryedemokrati ripërsëriti akuzat për shumicën që sipas tij është kthyer në krahun politik të përfaqësuesve të klaneve të krimit dhe drogës.

Tv Klan