Këtë të mërkurë po mbahet seanca plenare, e cila do të vendosë për heqjen ose jo të imunitetit të Saimir Tahirit pas kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e tij.

Seanca nisi me një fjalë të shkurtër të ish-ministrit të Brendshëm nga foltorja e Kuvendit. Pikërisht gjatë kësaj kohe, ajo që ra në sy ishte “protesta” ndryshe e deputetëve të opozitës, të cilët të ulur në vendet e tyre mbanin pankarta kundër qeverisë.

“Qeveri e drogës”, “qeveri mafioze,” “qeveri e krimit,” ishin disa mbishkrimet në pankartat e ngritura nga deputetët e opozitës

./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/7vZQJOA-FHU