Forcat e Policisë në detyrë sot, përballë protestës së opozitës do të asistohen nga ekspertë të misioneve të huaja pranë Policisë së Shtetit.

Ekspertët e huaj kanë trajnuar Policinë për menaxhimin e tubimeve.

Burime pranë Policisë thonë se ekspertët do të mbështesin me këshilla dhe teknologji për monitorimin e situatës.

Asistenca do të jetë për dokumentimin e protestës dhe reagimin për çdo situatë.

Ndërkohë mësohet se Policia ka vënë në aplikim teknologjinë e fundit, për fiksim, filmim dhe identifikim të personave në protestë./tvklan.al