Pas protestës së opozitës, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama që të dorëhiqet nga detyra.

“I bëj thirrje Edi Ramës që të dalë nga tuneli i krimit, t’i thërrasë ndërgjegjies dhe të dorëhiqet. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe të largohet. Ai është kthyer në një send dhe objekt të vjetër. Nëse Edi Ramës i dhumbset më shumë kauçuku i derës së Kryeministrisë se sa e ardhmja e shqiptarëve, shqiptarët kanë një ëndërr më të madhe, Bashkimin Europian”

, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI shprehu falenderimet edhe për qytetarët e punonjësit e policisë, por dënoi dhunimin e kryeredaktorit të gazetës “Rilindja Demokratike”.

“Në emër të të gjithë atyre simpatizantëve të LSI që morën pjesë në protestë, falenderoj të gjithë qytetarët. Protestat qytetare të opozitës e afrojnë më shumë Shqipërinë me Bashkimin Europian. Dua të falenderoj të gjithë ata policë që kryenë detyrën e tyre me ndershmëri. Por dua të dënoj edhe ata që dhunuan kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike”, d

eklaroi Monika Kryemadhi.

/tvklan.al