Në një reagim të saj Ministria e Transporteve thotë se protesta e sotme e disa shoqatave dhe bllokimi i shërbimit prej tyre është shkelje e ligjit dhe kushteve të licencës dhe shërbimit ndaj qytetarëve pasi u ka shkaktuar atyre dëme.

Sipas ministrisë, prej 6 muajsh janë montuar të gjitha linjat ndërqytetase.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur mbi 150 kërkesa për shtim linjash, por janë aprovuar vetëm 90, që nuk kishin mbivendosje dhe ishin territore të pambuluara me shërbim.

Ministria thotë se plotësimi i rrjetit të linjave do të shoqërohet me atë të licencimit, vetëm pasi operatorët e interesuar të kenë plotësuar dokumentacionin sipas ligjit dhe të përmbushin kriteret.

Tv Klan