Frika nga dëmi mjedisor që mund të shkaktojë impianti i mbejtjeve në Fier ka bërë që banorët e fshatrave Verri dhe Kallm t’u drejtohen makinerive të ndërtimit dhe të bllokojnë punimet.

Prej 3 ditësh, banorët e kësaj zone nuk lejojnë që firma ndërtuese të fillojë punimet për inceratorin e mbetjeve. Nuk ka patur dobi as thirrja që kompania bëri për një dëgjesë publike me ta. Të shqetësuar, protestuesit thonë se ky projekt do të ndotë mjedisin ku ata jetojnë dhe tokat bujqësore.

Policia e njoftuar nga firma që zbaton punimet ka ndjekur situatën nga afër, por nuk ka ndërhyrë. Impianti i mbetjeve në Fier ishte planifikuar të ndërtohej në fshatin Portëz, por banorët e kundërshtuan këtë ndërtim në zonën e tyre.

Po ashtu edhe banorët e Mbrostarit kanë dy muaj që kundërshtojnë impiantin me protesta. Bisedimet me përfaqësues të kompanisë që ndërton impiantin dhe Ministrisë së Mjedisit kanë rezultuar të dështuara dhe nuk i kanë bindur banorët se vepra nuk do të ndotë ambientin. Nga ana tjetër si Bashkia e Fierit, por dhe njësitë e tjera vendore të Mallakastrës, Roskovecit dhe Patosit kanë probleme me fushat e grumbullimit të mbetjeve.

Tv Klan