Banorët e fshatrave Verri, Mbrostar dhe Vajkan kanë tentuar një tjetër formë proteste këtë të hënë përpara bashkisë së Fierit. Ata mbanin në duar pankarta ku njoftonin për nxjerrjen në shitje të fshatrave të tyre.

Ata tentuan të hyjnë në mbledhjen që po zhvillonte Këshilli Bashkiak, për të kundërshtuar impiantin që do të djegë mbetjet e Fierit në tokat e fshatrave të tyre, por janë ndalur nga policia.

Diskutimet e rendit të ditës në këtë sallë nuk lidheshin me impiantin, dhe mazhoranca e majtë nuk u dha përgjigje protestuesve. Nga ana e saj opozita ka braktisur mbledhjen si shenjë solidariteti me ta.

Impianti i mbetjeve në Fier është pritur me protesta nga të gjithë banorët e zonave ku u propozua të ndërtohej që prej muajit tetor të vitit të kaluar.

Tv Klan