Qindra mijëra gra, por edhe burra kanë në disa vende të botës kanë ndërmarrë një fushatë manifestimesh paqësore në kundërshtim të Donald Trump.

Zemra e rebelimit të marshimit është natyrisht Uashingtoni, ku gratë mbushën rrugët me pankarta në duar dhe duke brohoritur për të drejtat e tyre. Ndërsa simboli i manifestimit ishte lëvizja “Pussy Hat”, një ide e disa vajzave për të ngjyrosur rreth 1 milion paruke ngjyrë rozë.

Protestaaaa

Jemi të gjithë nën shënjestër dhe vetëm ne mund të mbrohemi ndaj këtij sulmi, tha aktorja America Ferreira, e cila manifestimin kundër presidentit të ri. Në lëvizjen masive morën pjesë edhe yje të tjerë të ekranit si Skarlet Johanson, Eshli Xhud apo Majkëll Mur. Në fushëbetejë zbriti edhe ish-rivalja e Tramp, Hilari Klinton, e cila përmes rrjeteve sociale falënderoi protestueset që luftojnë për vlerat e tyre.

Tv Klan