Ky është paralajmërimi që banorë të komunës së Bradasheshit i bëjnë deputetëve dhe qeverisë për t’u tërhequr nga variant aktual i reformës territoriale. Me variantin e ri të ndarjes territoriale komuna e Bradasheshit, ajo e Paprit, Gracenit dhe Funarit shkrihen me bashkinë e Elbasanit, çka sipas përfaqësuesve lokalë dhe banorëve të këtyre komunave i lë këto zona jashtë shërbimeve jetësore.