protestaaaProtestave për reformën territoriale, që pritet të votohet të enjten në parlament, iu bashkuan edhe banorët e komunave Novoselë, Qendër e Shushicë, në Vlorë.

Banorët protestuan paqësisht dhe iu drejtuan me thirrje mazhorancës që të mos e miratojë këtë reformë.

Sipas tyre, nëpërmjet kësaj ndarje, shërbimi nuk mbërrin asnjëherë tek qytetari.

Edhe banorët e Komunëes së Bërdicës, në Shkodër reaguan kundër reformës.

Gjatë mbledhjes së këshillit të komunës dhe kryepleqve të fshatrave, u kundërshtua me forcë ndarja në vetëm 2 njësi vendore e qarkut të Shkodrës.

 

TV KLAN