Qindra qytetare të Kosovës, i janë përgjigjur ftesës së partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke u bashkuar në një marshim paqësor kundër arrestimit të kreut të partisë, Ramush Haradinaj.

Me pankarta në duar dhe moton, “Haradinaj është Kosova”, protestuesit janë nisur nga sheshi “New Born” tek ambasada franceze në Prishtinë.

Pjesëmarrës në protestë ishin edhe përfaqësues të partive të tjera opozitare në vend.

Më herët kreu i AAK -s, përmes një postimi në Facebook u shpreh i keqardhur për faktin se disa shtete ende respektojnë vendimet e ish – regjimit të Millosheviçit. Ai tha gjithashtu së rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush, armiqë të Kosovës, jashtë apo brenda saj.

Haradinaj po mbahet i ndaluar nga autoritetet franceze, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar në vitin 2004 nga Serbia që e akuzon për krime lufte, akuza për të cilat Haradinaj është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.

Tv Klan