vlore_46U kanë mbetur vetëm pak orë nga shembja e shtëpive dhe në krye të protestës një arkivol.

Në duar pankarta – “Jemi 130 familje jo një grusht njerëzish”- Vlora nuk fal” Zoti Kryeminsiter po hapni plagët e 97 – ës. Kryeministër mos i bë nënat shamizeza”

Banorët e lagjes “Kushtrimi” në Vlorë shpresojnë të mbrojnë pronën e tyre. Në hyrie të xhamisë një nga protestuesit u shtri në arkivol. Banorët thonë se nuk do dalim të gjallë nga shtëpia pa marrë dëmshpërblimin.

Në të njëjtën kohë INUK njoftoi të hënën se nis Operacioni nё lagjen “Kushtrimi”, nё dy krahёt e rrugёs Transballkanike. Mjetet e INUK do tё shembin mbi 100 tё tilla. Inspektorёt e INUK kanё bёrё prej ditёsh lajmёrimet pёr qytetarёt tё cilёt janё prekur nga projekti i ndërtimit të autostradës Vlorë – Fier.

Ka reaguar me anë të një deklarate edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sipas të cilit, 500 banorë të Vlorës po terrorizohen dhe 120 banesa të tyre po u shemben pa dëmshpërblim. Duke thënë se Partia Demokratike është në krah të Vlonjatëve, Basha u kërkon atyre të rezistojnë për pronën dhe familjen dhe pa folur drejtësia.

Tv Klan