Indi- Të paktën 25 persona kanë vdekur dhe më shumë se 200 të tjerë u plagosën si pasojë e protestave të dhunshme, pas shpalljes fajtor të një mësuesi, i cili akuzohej për përdhunim të dy grave në selinë qendrore të sektit të tij.

Dhuna shpërtheu në të gjithë qytetin Haryana të Indisë veriore.

Mijëra mbështetës protestuan kundër vendimit dhe sulmuan gazetarët që mbulonin gjyqin.

Rioters smash television trucks during violence in Panchkula, India, August 25, 2017. REUTERS/Cathal McNaughton

Protestuesit janë ndjekës të udhëheqësit religjioz Gurmeet Ram Rahim Singh, të cilët dolën rrugëve pas shpalljes fajtor të Singh për përdhunim.

Protestuesit sulmuan stacionet hekurudhore, stacionet e policisë si dhe ato televizive./tvklan.al