protesta ne greqi

Përleshje të dhunshme ndodhën në Athinë, mes fermereve që protestojnë kundër taksave të reja dhe policisë.

Rreth 800 fermerë grekë që kishin mbërritur nga ishulli i Kretës për të marrë pjesë në protestën dy ditore në Athinë, goditën me domate, më pas gurë dhe shkopinj ndërtesën e Ministrisë së Bujqësisë, si dhe u vunë flakën kazanëve të mbeturinave, në rrugët kryesore të kryeqytetit grek. Si kundërpërgjigje forcat e rendit përdorën gazin lotësjellës.

Ndërsa fermerë të tjerë kanë bllokuar autostradën pranë Korintit, madje disa prej tyre janë shprehur të gatshëm për të shkuar me traktorë në Athinë, e ndaluar kjo nga qeveria greke.

Kreditorët i kërkojnë qeverisë së Aleksis Cipras të rishikojë taksat për fermerët dhe të vijojë me reformën e pensioneve. Kundër kesaj reforme janë bashkuar mjekët, inxhinjerët, ekonomistët, avokatët dhe artistët.

Tv Klan