Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është shoqëruar me tension ditën e sotme, me këshilltarët e Partisë Demokratike që akuzuan kryebashkiakun Erion Veliaj për provokim ndaj protestuesve të opozitës në bulevard.

“Kërkoni të hiqni çadrat se po ju prishet pamja, po provokoni,” akuzoi Veliajn, Leonard Olli, kryetar i grupit të djathtëve në Këshillin Bashkiak.

Këshilltarët e djathë kërkuan nga Veliaj që të kërkojë falje nga protestuesit për komentet e tij të më pashme ku u kërkonte të lironin bulevardin dhe të zhvendoseshin para piramidës në mënyrë që të mos bllokonin trafikun.

Këshilltarët demokratë më pas u larguan në shenjë proteste ndaj kryetarit të Baskisë, duke thënë se s’mund të qëndronin në një kohë që njerëzit janë në shesh.

Veliaj vijoi me fjalimin e tij dhe akuzoi Partinë Demokratike se po përdor alibi në këshill, pasi zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale dhe se protesta nuk ka të bëjë me këshillin Bashkiak. /tvklan.al