Për herë të parë Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka komentuar protestën e opozitës që prej së shtunës vijon pa ndërprerje në sheshin përpara kryeministrisë. Edhe pse i rezervuar për të folur mbi kërkesat e saj në konferencën për shtyp me homologun e tij kosovar Kadri Veseli, kryeparlamentari tha se mbështeste protestat paqësore, por jo ultimatumet.

Çdo protestë qytetarë dhe paqësore është për t’u respektuar dhe çdo kërkesë që kërkon garantimin standarteve më të larta të zgjedhjeve brenda të gjitha mundësive praktike që ekzistojnë është një kërkesë që meriton vlerësim dhe dialog larg ultimatumeve

”.

Meta u pyet edhe për rolin e tij në krye të Kuvendit në prag të ngritjes së komisioneve të Vetingut ku do të kërkohet edhe konsensusi i opozitës, por ai nuk dha një përgjigje konkrete.

Ky ishte komenti i vetëm i bërë deri tani nga LSI për protestën e opozitës.

 

Ilir Meta për marrëdhëniet me Kosovën

Marrëdhëniet mes dy Kuvendeve tona gëzojnë një shkëmbim të jashtëzakonshëm të të gjitha niveleve dhe agjendave. Ne kemi siguruar kryetarin Vesli për mbështetjen e vendosur nga ana e Kuvendit të Shqipërisë për të gjitha Institucionet e Kosovës për ecurinë e mëtejshme në procesion integrimit Europian dhe Euroatlantik.

Duhet të nënshkruhet marrëveshja e demarkacionit, dhe sot i kam shprehur kryetarit Veseli, se do e mbështesim jo vetëm integrimin e Kosovës por edhe në planin e saj ndërkombëtar. Kemi vlerësuar pjekurinë e lidervë serbë në Kosovë për të evituar konfliktet që nuk i shërbejnë askujt. Jemi të bindur se një ripërtëritje e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Mbështesim miratimin pa ekuivok të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e ZI, për të përfituar liberalizimin e vizave dhe për të ecur në rrugën e integrimit europian të Kosovës, por edhe për të përfunduar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Nuk mund të rrinim pa shprehur keqardhjen për gabimin me arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë.

Të gjithë e dini që Shqipëria prej kohësh po punon për të zhvilluar marrëdhëniet sa më te mira me Serbinë dhe do të vazhdojmë në këtë drejtim.

/Tv Klan