1

Kjo është pamja që la pas dhuna e ushtruar nga protestuesit e opozitës në qendër të Prishtinës.

Të lënduar prej saj mbetën 29 protestues dhe 72 policë.

Në pranga për ushtrim dhune ranë mbi 160 protestues.

Protesta nisi në mesditë në sheshin “Skënderbeu”. Për të shmangur sulmin ndaj kryeministrisë, ishte vendosur një kordon policie.

Dhuna nisi pas fjalës së të pranishmëve.

Lendime nga gazi lotsjellës i policisë mori ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti. Ai ra gjithashtu pre e dhunës policore.

Kreu i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, u shoqërua nga policia me pranga por më pas u la i lirë.

Motiv i protestës, siç u paralajmërua të shtunën, ishte kërkesa e papërmbushur për largimin e ministrit për Komunitetet dhe Kthimin Aleksandar Jabllanoviç dhe shtetëzimin e kompleksit minerar të Trepçës. Por për Kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendësin Hashim Thaçi, motivet ishin politike.

Portesta është dënuar edhe nga Ambasada Amerikane, OSBE, qeveria e Tiranës dhe përfaqësi të tjera diplomatike perëndimore. Por Vetëvendosja paralajmëroi për të tjera tubime të tilla nëse kërkesat e tyre nuk marrin zgjidhje.

Tv Klan