Peshkopi protestaBanorët e Tiranës dhe shoqtat mjedisore kanë protestuar sot kundër devijimit të lumit të Radikës në lumin Vardar. Protestuesit i kërkuan qeverisë shqiptare të mos pranojë projektin e qeverisë maqedonase për të ndryshuar rrjedhën e lumit Radika, pasi sipas tyre kjo ndërhyrje do të ishte me pasoja katastrofike për ekosistemin dhe burimet ujore të zonës. Kundër këtoj projekti protestuan sot edhe banorët e Peshkopisë dhe Dibrës se Madhe. Protestuesit i bënë thirrje qeverisë të bëjë transparente marrveshjen për devijimin e lumit. Ata kanë paralajmëruar se do ta përshkallëzojnë protestën e tyre në rast se dy qeveritë nuk do të marrin parasysh shqetësimin e banorëve të Peshkopisë dhe Dibrës së Madhe.

Redaksia/tvklan.al/Edian Gjoni