Tirona Fanatics para nisjes drejt Elbasanit për finalen e kupës ndaluan te dyert e Bashkisë së Tiranës, aksionerë në minorancë e klubit bardheblu. Tifozët protestuan për situatën që po kalon skuadra që pak ditë më parë zbriti në Kategorinë e Parë. Ata nuk e duan më si president Refik Halilin, të cilin e shikojnë si shkaktarin për gjendjen e krijuar.

Ky grupim që qëndroi jashtë stadiumit për gjysmën e dytë të kampionatit kërkon dorëheqjen e Halilit, aksioneri kryesor i klubit. Rezultatet e dobëta dhe marrëveshja që Partizani të luante ndeshjet në shtëpi në “Selman Stërmasi” përkeqësoi marrëdhëniet me drejtuesit. 

Tv Klan