Në Maqedoni ka nisur fushata për zgjedhjet lokale të 15 Tetorit, ku mbi 1.7 milion qytetarë do të votojnë për kryetarët e rinj të 80 komunave dhe këshilltarët komunalë.

19 parti politike dhe koalicione kanë dorëzuar listat për kandidatë. Zgjedhjet lokale maqedonase do të ndiqen nga 300 vëzhgues të misionit të OSBE/ODIHR.

Dy partitë më të mëdha, LSDM dhe opozitarja VMRO-DPMNE mblodhën përkrahësit në dy mitingje kryesore në Manastir dhe në Ohër.  

Zgjedhjet lokale të 15 Tetorit janë test për qeverine aktuale të Kryeministrit Zaev dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Partia e Ahmetit do të ketë mbështetje me vota nga Zaev në Tetovë, për Teuta Arifin, në Strugë për Ramiz Merkon ndërkohë që BDI-ja, nuk do të nxjerrë kandidat në qendrën e Shkupit, Kumanovë, Ohër e Manastir, ku në këmbim do t’i japë mbështetjen e tij kandidatëve socialdemokratë.

Nga Shkupi, në fjalimin hapës të fushatës, kreu i BDI, Ali Ahmeti tha se me fitoren e kandidatëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, nuk fiton vetëm BDI-ja, por të gjithë shqiptarët në Maqedoni, pavarësisht se cilës komune i takojnë.

KLAN PLUS