Maxhoranca ka ashpërsuar reagimin e saj ndaj Prokurorisë. Kreu i Komisionit të Ligjeve, socialisti Ulsi Manja e akuzon organin e akuzës se po tenton të mbyllë një nga çështjet më korruptive , atë të privatizimit operatorit të sistemit të shpërndarjes së energjisë.

Partia Socialiste duket se sheh shpresë vetëm te institucionet e reja të drejtësisë që dalin nga Vettingu.

Privatizimi i Kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë Elektrike u hetua nga një komision hetimor parlamentar i drejtuar nga Taulant Balla ku u thirrën për të dëshmuar ish-kryeministri Sali Berisha dhe përfaqësues të qeverisë së tij.

Pas mbylljes së punës së komisionit çështja iu delegua Prokurorisë e cila së fundmi ka mbyllur hetimet duke konkluduar se nuk ka vepër penale.

Tv Klan