PS-ekonomiBanka e Shqipërisë ka vlerësuar si pozitive gjendjen ekonomike të vendit në raportin e 3-mujorit të parë të vitit. Partia Socialiste e konsideron këtë si vlerësimi i dytë rradhazi për qeverinë pas atij të bërë nga Standard&Poors.

Evis Kushi Deputete e PS: “Sipas këtij raporti treguesi i ndjesisë ekonomike është përmirësuar. Në raport thuhet se është rritur besimi i konsumatorëve dhe investitorëve që nga tetori 2013 e deri më tani. Ky besim vjen si rrjedhojë e punës dhe masave të qeverisë. Në sektorin e ndërtimit është përmirësuar me 13,9%, sektori i shërbimeve me 10%. Besimi në sektorin e tregtisë jo vetëm është rritur këtë tremujor, por qëndron 5,2% më lart se mesatarja afatgjatë. Këto tregues, krijojnë një klimë të re optimiste, falë edhe marrëveshjes me FMN.” tha deputetja Kushi”.