Eurodeputeti Eduard Kukan thotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian nuk është një premtim që vjen nga simpatia, por është në interesin e unionit.

Në tryezën e lartë ndërparlamantare të zhvilluar në Bruksel mbi integrimin europian të Ballkanit Perëndimor parlamenti shqiptar është përfaqësuar me disa deputetë të mazhorancës dhe opozitës, të cilët ndajnë të njëjtin qëndrim në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë, por ndahen kategorikisht në qëndrimet e tyre mbi forcën politike që mund të hapë dhe të mbajë barrën e procesit të negociatave.

Taulant Balla :“I kam garantuar bashkëbiseduesit europian që shumë shpejt procesi i Vettingut do të japë rezultate konkrete”.

Edmond Spaho:

Ne nuk besojmë se Edi Rama është personi i duhur për të mbyllur procesin e reformave dhe hapjen e negociatave.

Në takimin dyditor ndërparlamentar, marrin pjesë deputetë të rinj të rajonit,mbrojtës së të drejtave të njeriut dhe aktivistë të shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Tv Klan