Partia Socialiste e degës së Sarandës ka bërë kallëzim në polici përfaqësues të LSI-së në Delvinë po blejnë vota duke shpërndarë 50 Euro.

Kallëzimi është bërë nga kryetarja e degës së PS në Delvinë, Brunilda Meleqi. Në kallëzimin e saj, ajo thotë se disa metra para qendrës së votimit, ndodhet një lokal ku qëndrojnë eksponentë të LSI dhe paguajnë qyterarët me 50 Euro për t’i dhënë votën.

Kryetarja e PS në Delvinë thotë se pagesa bëhet nga Bako Balili, i cili është vëllai i Klement Balilit. /

tvklan.al