Rama

Partia Socialiste festoi 24 – vjetorin e themelimit të saj. Në një ceremoni të organizuar në ambientet e jashtme të Teatrit Kombëtar, kryesocialisti dhe njëherësh Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vlerësuar bashkëpunimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ai tha se rezultati i  21 qershorit ishte një fitore e madhe edhe falë Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj.

Edhe pse tre javë me vonesë, për shkak të fushatës elektorale, Kryeministri Rama i uroi ditëlindjen edhe kreut të opozitës, Lulzim Basha e cila përkon në të njëjtën ditë me themelimin e PS, më 12 qershor.

Meritën e fitores në 21 qershor Kryeministri ia njeh edhe kreut të opozitës.

Duke iu përgjigjur pyetjes për ndryshimet në qeveri, kreu i LSI tha se ky është një vendim që i takon kryeministrit Rama, por sipas tij 21 qershori dha më shumë mesazhe për opozitën.

Edhe në këtë përvejtor u vu re mungesa e liderit historik të së majtës, Fatos Nano, ndonse për të kishte një ftesë nga Selia Roze.

Në 24 – vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste mungoi edhe Deputeti Ben Blushi, i njohur si një nga zërat më kritikë të qeverisjes.

Tv Klan