Partia Socialiste ka paralajmëruar sot Partinë Demokratike se kërcënimet për bllokimin e rrugëve dhe bojkotin e zgjedhjeve janë një rrugë e rrezikshme që çon vendin pashmangshmërisht vetëm drejt dhunës, pikërisht ashtu si në 1997-n.

Është koha që Basha të mësojë se: Ai që bënte thirrje vetëm pak ditë më parë për të thyer dritaret e për të shpuar gomat, nuk mund të pretendojë krejt papritur e pakujtuar se është thjesht një qengj i pafajshëm. Çadra e Bashës e ka vonuar mjaft tashmë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe rrezikon ta nxjerrë Shqipërinë nga rruga drejt BE-së.

Kërcënimet e tij për bllokimin e rrugëve dhe bojkotin e zgjedhjeve janë një rrugë e rrezikshme që na çon pashmangshmërisht vetëm drejt dhunës, pikërisht ashtu si në 1997-n. Ne nuk do ta lejojmë PD-në t’u marrë peng të ardhmen shqiptarëve. Në 18 qershor qytetarët do të jenë të lirë të shprehin vullnetin për zgjedhjen e tyre

”, tha Partia Socialiste në një deklaratë për mediet./tvklan.al