Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, ka reaguar pas raportimeve se Partia Socialiste kërkon shkarkimin e tij, duke e quajtur atë sulm ndaj institucionit që ai drejton.

Më duhet të tërheq vëmendjen publikisht: Sulmet ndaj KQZ-së, sidomos kur janë haptazi abuzive, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe të motivuara nga interesa politike të palidhura me KQZ-në dhe zgjedhjet, dëmtojnë rënde autoritetin dhe pavarësinë e KQZ-së, mbjellin frike dhe pasiguri tek institucionet, cënojnë shtetin ligjor

”, tha Zgurin në një deklaratë për mediat.

Ai tha se nuk ka parti politike qe njeh dhe pranon rregullat e lojës, zgjedhjet e ndershme dhe shtetin ligjor, që mund të ketë vullnetin t’i këpusë këto ankora. “

Ndaj unë u bej thirrje të gjitha palëve që lojën politike ta zhvendosin diku gjetke, në ndonjë fushë ku interesit publik i bëjnë me pak dem.

Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i kërkon Kuvendit të nisë procedurat e shkarkimit pasi sipas tij Zguri me paramendim vendosi të fshehë dhe të arkivojë pa e shqyrtuar në KQZ vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për kryebashkiakun demokrat të Mallakastrës Agron Kapllanaj.

Por Zguri thotë se “

Puna e KQZ-se për fat të mirë është në dritën e diellit. Nuk ka vetëm kronika lajmesh, por ka mbledhje, procesverbale, akte dhe vendime. Të gjitha publike. Të gjitha mund të konsultohen në çdo kohë nga çdo njeri. KQZ-ja nuk fsheh. KQZ-ja vetëm zbardh. Kështu që edhe në rastin konkret, e vërteta është krejt tjetër, është e kundërta e asaj që pretendohet. Por, në respekt të funksionit zyrtar që mbuloj, unë e kam të ndaluar të përfshihem në beteja, apo lojëra politike, ndaj nuk bëhem dot pjesë e debatit. Përgjigja ime mund të jetë vetëm zyrtare dhe vetëm drejtuar organit të emërtesës, sapo ai ta kërkojë këtë.

”/tvklan.al