Veç financimit të disa rrugëve në buxhetin e vitit 2017, Lëvizja Socialiste për Integrim ka rezerva edhe për taksat. Në Komisionin e Ekonomisë, deputetë të LSI u shprehen se norma e tatim fitimit prej 15 % për bizneset është jo konkurruese me rajonin, gjë qe u kundërshtua nga Ministri i Financave.

Ndërsa mes opozitës dhe mazhorancës debatet u përqendruan tek mosrealizimi i të ardhurave nga të dy qeveritë dhe niveli i taksave.

Opozita ngriti si shqetësim edhe vendosjen e akcizës prej 13 lekë për litër për gazin e lëngshëm për makinat, pasi sipas saj do të prek në masë edhe qytetarët, që e përdorin atë për ngrohje dhe gatim.

Por ministri Ahmetaj sqaroi se kjo është sipas direktivave te BE, dhe nuk prek qytetaret për përdorim vetjak. Administrata Tatimore dhe doganore do të bëjë monitorime në terren./ TV KLAN