Partia Socialiste do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare.

Në rendin e ditës të kësaj mbledhjeje, është edhe ndryshimi i sekretariatit të kësaj force politike. Gjithashtu, para Asamblesë pritet që të raportohet edhe përsa i përket punës në terren të strukturave partiake.

Edhe ministrat e Qeverisë “Rama” do të raportojnë sa i përket dikasterit që drejtojnë, do të mbahet edhe një raport mbi ecurinë e zgjedhjeve në parti në nivelin e organizatave socialiste.

/tvklan.al