Ka degjeneruar në debat e përplasje mes mazhorancës e opozitës mbledhja e Komisionit të Sigurisë. Shkak u bë mosdhënia e fjalës deputetit demokrat Flamur Noka nga ana e kryetares së këtij komisioni, Ermonela Felaj, teksa diskutohej çështja e përmbytjeve dhe dëmshpërblimi për familjet e prekura.

Një pjesë nga debati: 

Felaj: Fjalën e ka kërkuar zoti Murrizi. A mundem ta dëgjoj?

Noka: Dua të flas.

Felaj: Një minutë, të më thoje ai që nuk do të flas. Noka i tërheq me forcë mikrofonin Felajt

Felaj: Ça është kjo histori?

Noka:Kur të them unë do të flas. Kur të kërkoj unë fjalën nuk bëhet fjalë me thënë nuk ka fjalë.

Felaj: Turp për ty!

Noka: Turp për ty që mundohesh me u bë burrë! Nuk merrem me ty unë, merrem me fjalën time. Oj vajzë, shko mëso rregullat ti, sa kanë parë si puna jote këtu para teje dhe sa do të shohin pas teje.

Kaq mjaftoi që kryetarja e Komisionit të mbyllë mbledhjen dhe deputetët socialistë ta braktisin atë.

Felaj: Mbledhjen e deklaroj të mbyllur…ikën

Noka: Fjalën nuk ma ndalon dot mua jo Salmonela, por askush se e kemi fituar dikur.

Tv Klan