Partia Socialiste ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme kërkesën e saj për verifikimin e formularit të Dekriminalizimit, të Deputetit demokrat, Flamur Noka. Në kërkesën drejtuar organit të akuzës, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste nënvizon se, Deputeti demokrat Noka nuk ka deklaruar në pikën 5 dhe 7 të formularit ndalimin, vendosjen e masës së sigurisë personale dhe dëbimin nga një shtet i huaj.

Taulant Balla – Deputet i PS-së”: 

“Flamur Noka të hetohet për falsifikim dokumentesh. Ky Deputet ka fshehur të dhëna të rëndësishme. Ftojmë Prokurorinë të fillojë menjëherë verifikimin kryesisht”.

Por Partia Demokratike, përmes një deklarate të shpërndarë për mediat sqaron se; “

Formulari i Dekriminalizimit, është konceptuar që secili prej zyrtarëve të këtij vendi t’i rrëfehet opinionit publik për krimet e rënda, që mund të ketë kryer, dmth për: përdhunimet, vrasjet, trafikimin e drogës e të prostitutave, dhe jo që zyrtarët të rrëfejnë meritat, aktet e trimërisë apo të heroizmit të kryera kundër Sigurimit të Shtetit dhe sistemit të përdhunuesve të një kombi të tërë.

Flamur Noka,

sipas Partisë Demokratike,

në vitin 1990 bëri zgjedhjen e tij, pa rezerva e frikë, në favor të lirisë. Theu perden e hekurt. Ata e kthyen e ia dorëzuan Fatmir Xhafës, i cili së bashku me Sigurimin e Gramoz Ruçit, kishin për detyrë t’i bënin hetuesinë, ta demaskonin e ndëshkonin armikun e regjur të Partisë dhe Atdheut socialist, 19 vjeçarin Flamur Noka”.

Tv Klan